
Teuta nuk fitoi as këtë javë në transfertë ndaj Lufëtarit. Durrsakët marrin barazimin e radhës dhe në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri Shkëmbi u shpreh se ky barazim nuk I ka pëlqyer aspak.
"E dominuam ndeshjen, por nuk duhet të gjejmë asnjë juistifikimi por duhet ta fitonim ndeshjen. Për ne nuk është juistifikim që këtë takim duhet ta fitonim dhe për këtë kemi folur gjatë javës me skuadrën.
Nuk ka lidhje me të kaluarën pasi ky ekip është I rid he është ndryshe dhe nuk dua ta mendoj që është vazhdimësi e sezonit të kaluar. Patëm raste për të shënuar dhe nuk mund ketë justifikime. Ky barazim nuk më ka pëlqyer dhe nuk ka më ka lënë një shije të mirë.
Mungoi finalizimi, qetësia para portës për të shënuar. E di që kishte momente që mund ta humbnin ndeshjen pasi nga dëshira për të shënuar lamë edhe hapësira prapa.
Lojtarët mendoj se kishin ide dhe kishim punuar për këtë. Bëmë shumë herë mirë, pavarsisht se me aq kundërshtarë në zonëne tyre ishte shumë e vështirë. Ne I kishim mundësit tona për të shënuar, por na mungoi besimi për të shënuar para portës.
Mendoj që është shpejt për të menduar për merkato. Objektivi jonë është që të marrin pikë pas çdo jave. Sot nuk e mendonim dhe sot duhet të merrnin 3 pikë. Këta lojtarë deri sa të jem unë në skuadër kanë besimin tim dhe kur të vi momenti I merkatos do të ulemi dhe do të flasim.
Pati disa momente kur 2-3 lojtarë ishin te topi dhe disa të tjerë ishin në krahun tjetër. Ne kemi punuar në stërvitje dhe nuk dua të justifikohem dhe nga dëshira e madhe lojtarët nuk bëjnë atë që bëjmë në stërvitje. Ishte një ndeshje që duhet ta fitonim dhe për këtë jam unë përgjegjësi I parë dhe pastaj vijnë lojtarët".