
Olsi Teqja, është një nga lojtarët më të mirë të Kamzës dhe që trajneri Ernest Gjoka, mbështet grupin. Ai nuk ka përjashtuar një largim të mundshëm nga Kamza në rast se do të ketë oferta nga ekipe të tjera.
Në një prononcim për "Supersport", Teqja gjithashtu ka folur dhe për merkaton që ekipi i tij ka bërë, madje dhe formën e grupit.
Ai ka thënë: "Janë bërë disa përforcimet siç i dinë të gjithë tashmë, ndërsa, përsa i përket të tjerave ato i di trajneri dhe klubi. Unë kam mendimin që të vijnë sa më shpejt, në mënyrë që të rifillojmë garën dhe të jemi sa më kompaktë".
"Kamza është një ekip q e ka nisur garën me të tjera synime, duket puna që është bërë nga të gjithë faktorët. Ne duhet ë të vijojmë të punojmë shumë në ndeshjet e mbetura dhe të marrim maksimumin.
"Merkato ka surpriza, si e verës si ajo e janarit. Unë aktualisht po stërvitem dhe mendoj vetëm për Kamzën. Pastaj ku i dihet..nuk përjashtoj ndonjë surprizë të mundshme".