Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Një nga më të mirët në fushë, Haxhiu: S'ka rëndësi ku luaj, të gjithë bashkë për suksesin

Shkruar nga NEWSPORT
Një nga më të mirët në fushë, Haxhiu: S'ka

Rimal Haxhiu ishte një nga më të mirët në fushë, në fitoren 0-1 të Dinamos ndaj Skënderbeut. Pas takimit, lojtari i kreyqytetasve, ka folur për mikrofonat e Supersport.  Ai u shpreh se besimi po rritet ditë pas dite dhe si pasojë, ndikon edhe në përformancë. Sa i përket pozicionit në fushë, Haxhiu thotë se do luante kudo që i thotë trajneri.

"Kam marrë eksperiencë. Për këtë arsye trajneri po më jep shansin. Ajo që thotë trajneri, është detyra ime për ta bërë. Rëndësi ka që ndihmova ekipin për të marrë këtë fitore, pas asaj humbje me Vllazninë.

Besimi nga Dinamo do bëjë që ne të bëjmë më të mirën. Mundësia për të luajtur në krahun e djathtë? Rëndësi ka të luash. Nëse ekipi ka nevojë, do luajë në çfarë do lloj pozicioni. Jemi shumë lojtarë të rinj, por kemi edhe lojtarë më përvojë. Të gjithë bashkë do bëjmë që të arrijmë më të mirën"- tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga