
Kukësi arriti të merrte një fitore të rëndësishme 1-2 ndaj Tiranës duke rihapur kampionatin. Një 3 pikësh që e çon diferencën mes dy klubeve në vetëm -6 pikë, ndërsa lojtari më I mirë I ndeshjes ishte padyshim Kristal Abazaj. Në fund të takimit për "Supersport", Abazaj u shpreh se nuk do të jetë për Kupat e Europës me verilindorët.
"Është mirë kur nuk I bën dhuratë vetës. Një fitore ndaj Tiranës është "top". Kemi pasur frym pozitive gjithmonë edhe kur kemi humbur. Kukësi ka një grup fantastik lojtarët. Titulli nuk është në dorën tonë tani.
Kemi bërë edhe ne gabimet tona dhe tani nuk është më në dorën tonë ky titull. E ardhmja? Është pak herët për të folur për këtë gjë.
Kam folur me menaxherin tim dhe është e sigurt që nuk do të jem me Kukësin për Kupat e Europës. Në ditët në vijim do të ketë të reja përsa I përketë të ardhmes sime".