Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Një ndeshje pa pagesë sot në shtëpitë tuaja, TVSH zgjedh ndeshjen e ekipit kryeqytetas

Shkruar nga NEWSPORT
Një ndeshje pa pagesë sot në shtëpitë tuaja, TVSH

Dinamo - Tërbuni është ndeshja e radhës që do të transmetohet drejtpërdrejtë sot në valët e Televizionit Publik Shqiptar. Ashtu si çdo javë, këtë herë është zgjedhur sfida e kryeqytetit për t'iu "servirur" sportdashësve në shtëpitë e tyre. Ky takim do të luhet në orën 13:00 në kompleksin Internacional në "Pezë-Helmas".

Ekipi kryeqytetas pritet të luftojë për një rezultat pozitiv, megjithëse do të jetë mjaft e vështirë përballë skuadrës pukiane që ka treguar se është "kockë" e fortë në këtë edicion futbollistik. Dinamovitët ndodhen në vendin e fundit me 2 pikë, ndërsa Tërbuni ka 10 pikë në vendin e tetë. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 10-të të Grupit A në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga