
Marash Kumbulla është një nga mbrojtësit e rinjë që po spikat në kampionatin italian. Qendërmbrojtësi shqiptar në sfidat e para në Serie A ka fituar vendin e titullarit te Hellas Verona edhe pse është 19-vjeç. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga disa skuadra të mëdha italiane si Fiorentina që tashmë po e ndjek me kujdes lojtarin.
Siç raporton "Fiorentinanews.it", drejtori i klubit Prade dëshiron që ta transferojë te skuadra vjollcë. Një lojtar që luan si në sistemin me 4, por edhe atë 3 mbrojtës shkruhet në artikullin për Kumbullën. Vlera e tij aktuale është 5 milionë euro, por me kalimin e ndeshjeve mund të rritet. Fiorentina kërkon që ta bllokojë që në janar, e më pas ta lëri huazim deri në fund të sezonit të Hellas Verona. Kumbulla bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare gjatë ndeshjes ndaj Moldavisë dhe shumë shpejt pritet të bëhet një nga lojtarët kryesor të Shqipërisë.