
Partizani zbriti dje në fushë për të vazhduar përgatitjet, në kuadër të Abissnet Superiore. “Demat” patën 1 javë pushim pas eleminimit në turin e parë të Conference League nga Saburtalo. Tashmë humbja duhet harruar për të parë më tej, me grupin që nuk është prekur.
Në stërvitje dje është bashkuar me ekipin dhe afrimi i fundit. Sllovaku Jozef Menich u vu nën urdhërat e Mehmetit bashkë me pjesën tjetër të skuadrës. Kujtojmë se kontrata e firmosur është 2-vjeçare. Mbrojtësi i qendrës ka kaluar gjithë karrierën në Sllovaki, teksa kjo aventurë me Partizanin është e para jashtë vendit të tij.
Poll