Nesër Kukësi do të luajë kundër Partizanit në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Si për verilindorët, ashtu edhe për klubin e kuq, kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për objektivin që kanë, titullin kampion.
Klubi i Partizanit ka informuar për çdo organizim në kanalin zyrtar në facebook, ndërsa klubi i Kukësit së fundmi rezulton të mos ketë fare kanal zyrtar. Nuk dihet se për se ka ndodhur kjo, por nuk përjashtohet mundësia që te verilindorët të ketë ndonjë problem teknik për sa i përket faqes zyrtare në facebook.