
Një tifoz i Tiranës ka menduar të kryej një ritual tepër të këndshëm një ditë para dasmës së tij. Një set fotografik në stadiumin “Selman Stermasi” së bashku me bashkëshorten dhe disa miq tifozë që e kanë shoqëruar. Në fushë, në shkallët e tribunave por dhe në ambientet e brëndshme të impiantit të rinovuar, nga një foto për t’u mbajtur mend. Jo me veshjen e zakonshme me të cilën vjen në stadium por me kostumin e dhëndrit.
Poll