Pogradeci kryeson grupin B të Kategorisë së Parë me 39 pikë. Trajneri, Ardian Abazaj pati një lidhje telefonike me ”E hëna sportive” te TVSH ku foli për objektivat e skuadrës. Gjithashtu ai foli edhe për vështirësitë e rifillimit, të cilat kanë qënë të shumta.
”Nuk e kemi nsiur herët stërvitjen, por vetëm kur ka ardhur urdhëri nga FSHF dhe Organizata Botërore e shëndetësisë. Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja. Besa e ka filluar me tjetër objektiv këtë sezon dhe vlerësimi është maksimal. Ne do luajmë vetëm për fitore. Objektivi jonë është ngjitja në Superligë. Skuadrat tona të U17 dhe 19 luajnë në elitë. Kjo tregon se 99% janë të gjithë pogradecar. Ne kemi kontigjentin e duhur për të përballuar këto gjashtë ndeshje. Kemi ndihmën e zotit dhe jam i sigurtë” – shprehet Ardian Abazaj.