
Erzeni është një nga skuadrat e ngjitura në elitën e kampionatit shqiptar që ende nuk ka lëvizur në këtë merkato vere. Ekipi shijakas vijon të mbetet pronë e Bashkisë. Megjithatë brenda klubit kanë nisur të lëvizin. Fillimisht është përcaktuar buxheti që do të ketë në edicionin e ri futbollistik. Objektiv është qëndrimi mes më të mirëve në sezonin e ri dhe kësisoj shumë shpejt pritet të nisë puna.
Agim Canaj është përfolur si trajneri që do të marrë në drejtim shijakasit, por ende s'ka asgjë zyrtare. Mësohet se po shqyrtohen edhe emra të tjera, por vetëm në ditët në vijim do të marrë udhë gjithçka. Fillimisht pati aludime dhe thashetheme se Erzeni do të tërhiqej nga elita. Kjo s'është e vërtetë dhe në sezonin e ri shijakasit do të jenë rivalë për t'u respektuar nga gjithë pjesa tjetër e kundërshtarëve.