Nga një lojtar kyç në mesfushë në një lojtar stoli te Barcelona. Situata e Rakitic te Barcelona këtë sezon nuk është aspak e mirë pasi kroati nuk preferohet nga trajneri Valverde. Deri më tani Rakitik ka luajtur vetëm 187 minuta në të gjitha kompeticionet, 631 minuta më pak se sezoni I kaluar. Një numër që tregon qartë që mesfushori nuk është më në planet e trajnerit që pas ardhjes se De Jong në merkaton e verës. Ofertat për të nuk munguan gjatë mekatos së kaluar nga Interi, Juventusi dhe PSG-ja, por vetë lojtari vendosi të qendronte për të provuar deri në fund se ka akoma për të dhënë te Barcelona. Në një intervistë për mediat lojtari është shprehur se dëshiron të luajë duke i dërguar kështu një mesazh Valverdes dhe Barcelonës.
“Dëshiroj të luajë më shumë minuta. Nuk e di se çfarë do të ndodh, por po kaloj një moment jo të mirë dhe të vështirë pasi dua të luajë dhe të jem pjesë e skuadrës. Do të bëj gjithçka për të ndryshuar këtë gjë në ndeshjet e radhës. Kam ende 2 vite kontratë me Barcelonën dhe nuk ka vend më të mirë se këtu. Merkaton e kaluar fola me disa njerës nga klubi dhe të gjithë e dinin që kisha oferta nga klube të tjera, kjo nuk është më një secret. Dua më të mirë për Barcelonën dhe jam gati kur skuadra të ketë nevojë për mua. Por nëse gjërat që nuk ndryshojnë do të takohem sërish me drejtuesit e klubit dhe do të flasim rreth të ardhmes sime”, u shpreh ndër të tjera Rakitic që I dërgon kështu një mesazh trajnerit dhe Barcelonës duke lënë të hapur mundësin e largimit.