Tirana riktheu titullin kampion në kryeqytet pas pesë vitesh, ndërsa në Shkodër e bën këtë pas më tepër se 70 vitesh. Bardheblutë fituan në basketboll, ndërsa kuqeblutë edhe pse humbën në basket, ja dolën të fitonin në volejboll për meshkuj.
Suksesi duhet ndarë dhe festa duhet përjetuar gjatë. Pak ditë pas triumfit, në kryeqytet kryetari i bashkisë Erjon Veliaj ka pritur mbrëmë në një darkë festive djemtë e Tiranës së basketbollit për të ndarë me ta suksesin e trefishtë që arritën duke fituar titullin, kupën dhe Superkupën.
Njëjtë ka ndodhur edhe në Shkodër. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ka pritur heronjtë e volejbollit që rikthyer në Shkodër pas shumë dekadash titullin kampion.