Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, mësohen arbitrat që do vendosin drejtësinë në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, mësohen arbitrat që do

Kategoria Superiore do zhvillojë sot javën e 34 të saj. Në 17:00 të gjitha skuadrat do zbresin në fushë, për pesë ndeshje deçizive. Padyshim kryendeshja e titullit është ajo mes Teutës dhe Partizanit, e cila luhet në "Niko Dovana". Durrsakët kryesojnë kampionatin me tri pikë më shumë se "Demat", që sot do duhet të hyjnë në fushë vetëm për fitore. Sfida e Durrësit mund të vendosë titullin kampion, me Djemtë e Detit që e kanë në këmbët e tyre fatin e trofeut.

Në të njëjtin orar luhen edhe katër sfidat e tjera që do vendosin shumë për zonën evropiane dhe mbijetesën. Bie në sy sfida mes Tiranës dhe Laçit që zhvillohet në "Selman Stërmasi", apo Skënderbeu - Apolonia, e Vllaznia - Kastrioti. Gjithashtu dueli mes Kukësit dhe Bylis që luhet në "Elbasan Arena" vlen për zonën e mbijetesës, me miqtë që për momentin janë me një këmbë në të Parën. Newsport.al sjell arbitrat që do gjykojnë në katër sfidat më poshtë:

Sot - Superliga - 17:00

Kukësi - Bylis (Klodian Shahini, Lamaj, Mersini, Jorgji)

Vllaznia - Kastrioti (Ardian Beqiraj)

Teuta - Partizani (Olsid Ferataj, Ridigert Çokaj, Ilir Tartaraj, Rejdi Avdo, Eldorjan Hamiti, Blerim Ziri)

Tirana - Laçi (Kreshnik Cjapi, Grabova, Pashaj, Bregasi, Alla, Bastari)

Skënderbeu - Apolonia (Kridens Meta)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga