
Kanë mbetur edhe dy ditë kohë nga zgjedhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA, në kongresin e 43-të të UEFA, që do të mbahet në 7 shkurt në Romë.
Janë 11 kandidate nga vende të ndryshme që garojnë për tetë vende për një mandat të ri katër vjecar (2019-2023).
Komiteti Ekzekutiv I UEFA dhe të 55 anëtarët e këtij kongresi janë njoftuar për listën e kandidarëve që do të hyjnë në konkurrim. Data e mbylljes së procesit ka qenë në 7 dhjetor 2018, dy muaj përpara kongresit, në përputhje me statutin e UEFA.
Emrat e kandidatëve janë
Hardouin Florence, France
Begic Elvedin, Bosnje-Hercegovinë
Boranbayev Kairat, Kazakistan
Csanyi Sandor, Hungari
Duka Armand, Shqipëri
Gomes Fernando, Portugali
Mihaylov Borislav, Bullgari
Moller Christensen Jesper, Danimarkë
Pavelko Andrii, Ukrainë
Rubiales Luis, Spanjë
Suker Davor, Kroaci
Gjatë këtyre dy muajve, presidenti I FSHF, Armando Duka ka shkuar thuajse në të gjitha vendet dhe federatat që kanë të drejtë vote për të kërkuar mbështetje dhe duke lobuar fuqishëm për emrin e tij por edhe të Shqipërisë, në një konkurrim që do të marrë fund në datën 7 shkurt. /Newsport.al/