Skënder Gega nuk do të vijojë të jetë trajner i ndonjë skuadre në kampionatin shqiptar apo atë maqedonas siç ishte përfolur për ditë me radhë. Ish-tekniu që shpalli kampion Partizanin, tashmë është larguar nga Shqipëria duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse ofertat në drejtim të tij kanë qenë të shumta, tropojani ka preferuar të vijojë të pushojë edhe për disa kohë. Përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale, trajneri i njohur shfaqet i lumtur teksa shkruan: "Shtëpi e ëmbla shtëpi".

Poll