Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga Laçi te Koliçi, flet trajneri i KUKËSIT: Nuk i kuptoj pyetjet...

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Laçi te Koliçi, flet trajneri i KUKËSIT: Nuk i kuptoj

Peter Pacult ka folur para ndeshjes kundër Laçit. Trajneri i Kukësit është shprehur optimist për sfidën e nesërme, megjithatë i vlerëson maksimalisht kurbinasit. Ai ka besim te skuadra e tij, te grupi i lojtarëve dhe shpreson në rezultatin pozitiv.

"Në Kupë kemi mundësi që të dalim në finale. Luajmë kundër një ekipi të vështirë si Laçi. Besoj që mund ta kalojmë, edhe pse Laçi është një skuadër e vështirë. Është e rëndësishme që të marrim një rezultat pozitiv", tha fillimisht.

Më pas tekniku u pyet nga gazetarët për Enea Koliçin, që tashmë prej disa ndeshjes është ulur në stol. Pacult mohoi se kishte një çështje te skuadra e tij dhe për këtë theksoi: "Nuk i kuptoj pyetjet nëse ekziston një çështje Koliçi te Kukësi", përfundoi pas seancës stërvitore Peter Pacult.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga