
Enriko Papa ju bashkua gjatë kësaj merkao vere Caykur Rizespor në Turqi. Mesfushori shqiptar pati sot debutimin në një miqësore që turqit zhvilluan përballë Torpedo Kutaisi. Papa u aktivizua si titullar nga minuta e parë, teksa Rizespor barazoi me rezultatin 1-1.
29-vjeçari ka pasur karrierë në rritje. Kujtojmë se e nisi me Apoloninë, për të kaluar disa aventura në kategoritë inferiore. Mesfushori mbajti ndër të tjera veshur fanellën e Tiranës dhe Teutës.
Ai u largua nga Lushnja në verën e vitit 2018, për të luajtur më pas te Botosani gjatë 4 viteve. Tashmë sezonin e ri do e shohim në Ligën e Parë turke.
Poll