
Diar Halili bën hapin e madh në karrierë. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë e kampionatit kosovar me Besën e Pejës, ndërsa tani do të jetë pjesë e të rinjve të Portos në kampionatin portugez.
18-vjeçari ka qenë prej disa ditësh në provë, ndërsa me paraqitjet e tij ka bindur drejtuesit e kësaj skuadre. Lajmi konfirmohet nga "Zëri,info", që bëjnë me dije se zyrtarizimi i Halilit te Porto do të bëhet javën e ardhshme. Halili përveç në mesfushë luan edhe si qendërmbrojtës dhe është gjithashtu pjesë e Kosovës U19.
Poll