Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga fusha e blertë në ekranin e kinemasë, klubi i Partizanit me dokumentar special për "Yjet e Legjendës"

Shkruar nga NEWSPORT
Nga fusha e blertë në ekranin e kinemasë, klubi i Partizanit me

Klubi i Partizanit ka bërë një postim në kanalin zyrtar në facebook, ku tregon promovimin e një dokumentari të bërë në nder të historisë së 15-herë kampionëve të Shqipërisë. Në faqen zyrtare të klubit të kuq shkruhej:

"Emocion i rrallë në promovimin e dokumentarit të parë të historikut të futbollit të Partizanit "YJET E LEGJENDES". 70 vjet sakrifica, të përmbledhura në 90 minuta, ku u shenjuan të gjitha kulmimet nëpër të cilat ka kaluar historia e klubit me tifozerinë më të zjarrtë.

Një rrëfim origjinal nga vetë ata që e bënë historinë "e të kuqve", me pamje ekskluzive, statistika të konsultuara me shtypin e kohës, hulumtime skrupoloze. "YJET E LEGJENDES", një tjetër projekt fitues i përmbushur nga Presidenti Gaz Demi. Së shpejti, ky dokumentar do të shfaqet edhe në ëebsitin zyrtar të klubit", përfundon njoftimi i klubit të kuq.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga