Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga fusha e blertë e deri tek kokteili, ja kush është arbitri më i mirë i Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Nga fusha e blertë e deri tek kokteili, ja kush është arbitri

Pasditen e sotme është zhvilluar një aktivitet nga Shoqata e Arbitrave Shqiptarë (BASHF), nën praninë e arbitrave, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dhe Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, njoftohet në faqen zyrtare të Federatës.

"Shoqata e Arbitrave Shqiptarë (BASHF) ka organizuar pasditen e sotme, në praninë e arbitrave, një kokteil në bashkëpunim me Komitetin e Arbitrimit me rastin e festave të fundvitit. Në këtë organizimin ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati.

Kjo shoqatë, ka shpërndarë disa çmime për arbitrat dhe asistentët më të dalluar për vitin që po lëmë pas, vitin 2018.

Arbitri më i mirë: Enea Jorgji

Asistenti më i mirë: Rejdi Avdo

Arbitrja më e mirë: Emanuela Rusta

Arbitri perspektivës: Olsi Yzeiraj

Asistenti perspektivës: Uran Kora

Aktiviteti përmbyllës i sektorit të gjykimit u zhvillua në hotel "Diplomat 2", Tiranë".

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga