Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nga filmat në Netflix dhe ndihma që i jep mamasë në gatim, Armando BROJA flet gjatë izolimit për faqen zyrtare të CHELSEAT

Shkruar nga NEWSPORT
Nga filmat në Netflix dhe ndihma që i jep mamasë në gatim,

Armando Broja është një nga futbollistët e rinj më në zë tek Chelsea. Sulmuesi shqiptar pas shkëlqimit me moshat e londinezëve, së fundmi bëri dhe debutimin e tij nën urdhërat e Frank Lampard tek ekipi I parë. Teksa futbolli është pezulluar në Angli, Chelsea I ka kushtuar rëndësi talentit shqiptar ku ka zhvilluar një intervistë me Brojën sesi po e kalon izolimin në shtëpi dhe më pas e kanë publikuar kanalin e tyre zyrtar. Armando Broja ka treguar se kohën e kalon më shumë me mjetet teknologjike, teksa I kusht rëndësi dhe stërvitjes.

“Riverdale. U bë kohë që e shikoj këtë serial dhe është vërtetë shumë I bukur. Kushdo që pëlqen misterin kjo është një serial I përsosur. Gjithashtu jam duke parë edhe John Ëick3. Është një nga filmat më të bukur që unë kam parë.

Muzika që keni dëgjuar?

Teksa stërvitem dëgjoj Lil Babe me albumin e ri “My turn”. Nuk kam dëgjuar shumë rreth një artisti por janë disa.

Aplikacionet që ke përdorur më shpesh?

Kam përdorur shumë Instagramin. Të shohësh të gjithë që bëjën sfidën “qëndro në shtëpi” është e bukur, gjithashtu kam parë që Chelsea ka lejuar punonjësit e NHS të flen në hotelin e tyre. Kjo është e mahnitshme. Gjithashtu dhe pak Tëitter.

Lojërat dhe video games janë të përhershme?

Kam luajtur më shumë Call of Duti e cila nxorri një mënyrë të re loje së fundmi, këtë mund ta luash dhe me miq të tjerë për të provuar të fitoni. Gjithashtu kam qenë duke luajtur dhe Grand Theft Auto. E di që është e vjetër por është një lojë vërtetë e mirë.

Çfarë bëni tjetër në kohën e lirë?

Unë stërvitem shumë tani që jam në shtëp, sepse kjo është mënyra më e mirë që të mund të qëndroj në formë dhe të jemi gati kur të kthehemi. Unë jam gjithashtu jam duke ndihmuar mamanë time të gatuaj, gjë që është më e vështirë nga sa mendoja por është vërtet kënaqësi të mësosh”, ka thënë Broja.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga