
Ditën e sotme u bë publik lajmi për hapjen e Akademisë së futbollit të Skënderbeut, ku u ftuan të gjithë lojtarët e rinj për të aplikuar në një projekt mjaft ambicioz të klubit korçar dhe me shumë largpamësi.
Por struktura gjigante që kërkohet të ngrihet nga kampionët për një të ardhme sa më të ndritur, mesa duket është e studiuar deri në detaje. Kjo pasi të gjitha pozicionet e stafit do të zgjidhen me një konkurrim të hapur, në mënyrë që të rekrutohen njerëzit më të aftë në fushat përkatëse.
Me një lajmërim në Facebook, klubi i Skënderbeut fton të gjithë profesionistët e fushave si doktor, psikolog, fizioterapist e deri në mësues të edukimit fizik, që janë të interesuar për të punuar në këtë projekt të Akademisë korçare, që të aplikojnë sipas procedurave të caktuara dhe të shpjeguara në postim. Një gjë natyrisht mjaft interesante dhe një shembull për t'u ndjekur nga të gjitha ekipet shqiptare dhe jo vetëm.
[gallery columns="1" size="full" ids="275080"]