Futbolli shqiptar është pasuruar me një stadium modern siç është "Arena Kombëtare". Por, veç impiantit që është ngritur mes kryeqytetit, tashmë Federata Shqiptare e Futbollit do të ketë edhe shtëpinë e saj që po ndërtohet te ish-kompleksi "Dinamo". .
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zbuluar fazën e punimeve përmes një postimi në rrjetet sociale. Siç duket nga pamjet, selia e re e FSHF-së është drejt përfundimit. Kësisoj, veç stadiumit modern, futbollit shqiptar do t'i shtohet edhe kompleksi i ndërtuar nga Federata, ku përfshihen zyrat së bashku me fusha stërvitore.

Poll