
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka folur për të ardhmen e disa prej lojtarëve të tij. Numri një i kampionëve të Francës është i pyetur nga mediat për impaktin e yllit Neymar në skuadër, si dhe të ardhmen e tij. Khelaifi tha se Neymar ka nevojë të përmirësohet në disa aspekte.
“Largimi i tij? Ajo që mund të them është se pres nga të gjithë lojtarët e mi që të bëjnë më mirë se ajo çka shfaqën sezonin e kaluar. Duhet të japim 100%. Pa dyshim nuk ishim aq të mirë sa për t’i shkuar në fund Championsit.
Objektivi për sezonin tjetër është që futbollistët të japin 200% për të nderuar fanellën. Duhet të tregohen më të thjeshtë, të shmangin dëmtimet, kartonët dhe ndërhyrjet e panevojshme gjatë ndeshjes, kjo vlen për të gjithë përfshirë edhe Neymar”, u shpreh Al-Khelaifi.