Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Nevilin e kam mik, por vetëvrasja dënohet", tifozi i njohur bardheblu thirrje Refik Halilit: Merr masa, sonte Tirana rrahu veten

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme u luajt derbi, Partizani-Tirana e vlefshme për javën e 15-të Kategorisë Superiore. Të kuqtë fituan falë golit të shkodranit Çinari që u fut në pjesën e dytë dhe në minutën e 83-të e dërgoi topin në rrjetë.

Një humbje e tillë nuk kanë lënë një shije të mirë te tifozët që kanë kërkuar edhe largimin e trajnerit Dede. Tifozi i njohur i Tiranës, Alban Berisha përmes një postimi në Facebook është shprehur se sot Tirana mundi veten e për kjo humbje duhet dënuar prandaj i ka bërë thirrje presidentit Halili.

"Tirana sonte rrafi veten! Nevilin e kam mik, por sonte ai bëri vetëvrasje! vetëvrasja dënohet! Presidenti jonë duhet të marri masa, nëse jo edhe ai është fajtor. Duhet të fitonim sonte, keqardhje për dëshpërimin e çdo tifozi të Tiranës!", shkruan Berisha në postimin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga