Vora dhe Elbasani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në kuadër të javës së 13-të të Kategorisë së Parë. Një barazim që mban skuadrat në të njëjtin klasifikim dhe diferencë mes tyre.
Pas kësaj ndeshje Nevil Dede shprehet se kishte përgatitur skuadrën për fitoren, por për mënyrën se si shkuan gjërat i kënaqur edhe me barazimin.
Barazimi? Nuk e mendoja se do të dilnim barazim. Ishim përgatirur për të fituar ndeshjen. Mendonim për dyluftimet dhe u ndëshkuam në një moment që nuk duhet. Kontrolluam gjithçka, duhet të ishim më pragmatist para protës. Kur mendon si filloi dhe si mbaroi, thua Ok është edhe barazimi. Por duhet të merrnin fitoren.
Të jem i sinqetë për pjesën e dytë ndryshuam edhe rreshtimin e lojtarëve. Me kontrollim që kishim nuk duhet të humbin aq shumë raste. Barazimi me një kudnërshtar direkt mbahet distance. Jam i lumtur që Telushi rikthehet dhe Idrizi avash avash do jetë gati për skuadrës. Barazimi rezultat i drejtë, edhe pse doja shumë 3 pikët.
Faza difensive? Si mbrojtësi i majtë si qendra e majtë nuk e lexuan siç duhet situatën. Mungesë përqendrimi pasi erdhi një gol nga hiçi.
Rikthimi i Telushit a forcon mbrojtjen? Telushi është personalitet në futbollin shqiptarë. Është një lojtar i mirë dhe na ndihmon shumë në të dyja fazat e lojës. Ishim nervozë dhe konfuzë.
Nervozizmi? Ishim përgatitur për këtë ndeshje dhe harxhuam 45 minuta me kontakte fizike dhe nuk shfrytëzuam siç duhet këtë raste”, përfundoi Dede.