Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nesër testi i "Arenës Kombëtare", FSHF-ja e kthen në festë

Shkruar nga NEWSPORT
Nesër testi i "Arenës Kombëtare", FSHF-ja e kthen

Ditën e nesërme do të bëhet inagurimi I "Arenës Kombëtare", në sfidën e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia. Një takim që ishte programua për t'u luajtur një javë më parë, por për shkak të barit të fushës u shty për një javë më vonë. Ditën e nesërme në orën 19:00 të dyja ekipet e femrave do të shkelin fushën e stadiumit "Arena Kombëtare". Një test gjeneral për FSHF në prag të sfidës me Francën. Hyrja për të gjithë tifozët do të jetë e lirë, por me biletë në mënyrë që të testohet sistemi I hyrje-daljes.

 Gjithashtu do të testohen edhe shumë gjëra të tjera si dhomat e zhveshjes, dhomave e kontrollove, ndriçimi, fusha, ambientet e mediave e shumë gjëra të tjera. Biletat janë shpërndarë falas nga FSHF-ja për shkollat 9-vjeçare të Tiranës, gjithë skuadrave, dhe akademive të futbollit në Shqipëri. Në këtë mënyrë dita e nesërme do të jetë një festë dhe një provë për "Arenën Kombëtare", pasi pas kësaj ndeshje do të vendoset nëse stadiumi I ri është gati të presë një ndeshje të niveli ndërkombëtar.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga