Presidenti i nderit të Kukësit, Safet Gjici është i ftuar në emisionin ”Zona gol” të supersport ku foli për shumë tema. Ai shprehet optimist për ekipin verior dhe shpresëplotë se sezoni do jetë i suksseshëm.
Gjici shprehet :” Është e vërtetë që është kenaqësi të luajmë në Air Albania. Kërkoj që të jemi pesëfish më shumë sesa Partizani. Deri sa të bëjmë stadiumin, kemi probleme të tjera. Të lozim këtu është kënaqësi. Jo vetëm që do vijnë shumë tifozë, por do shohin një ndeshje të mrekullueshme. Më shumë se kurrë kemi nevoj. U bë më shumë se një vit që luajmë në stadiume të tjera. Ka qënë një mungesë e rëndësishme. Pres shumë tifozë, janë të zjarrtë dhe shumë të mirë. Tifozët kanë dëshirë të vizitojnë edhe stafiumin e ri. Nesër është ditë feste. Besoj se me mbështetjen do arrijmë të fitojmë këtë ndeshje të rëndësishme. Kjo do ishte ndeshja e rëndësisme e javës, por edhe kampionatit. Partizani ka ekip të mirë. Ka mungesa e dëmtime, por ka ekip. Besoj se do jetë ndeshje e luftuar. Them se me ndeshjen e fundit që bëmë, jemi pak të mërzitur. Kishim mundësi të fitonim në gjirokoastër .”
Ai shton : ” Kur e nënvlerëson futtbollin, të nënvlerson. Pavarsisht se ka probleme, nuk duhet të ulim nivelin e gatishmërisë. Ka stol të mirë kundërshtari. Pres ta fitojmë nesër. Unë prandaj thash që jam i mërzitur sepse me Skënderbeun e Luftëtarin kemi lënë 4 pikë. Normalisht do ti vuajmë. Kemi pasur probleme me ekipet e vogla, për shkak të neglizhimit. Futbolli është 11 me 11. Stafi duhet të meret me keto probleme. Besoj se nesër do kemi tjetër fytyre. Do dalim në lojën tonë. Trajneri nuk ka kërkuar lojtarë të tjerë përveç këtyre që ka. Nesër do shohim se si do dalim me një fitore nga fusha. Kemi vetëm një pikë diferencë. Një pikë nuk është shumë. Unë them sde ekipi i Kukësit ka kapacitet, thjeshtë duhet menaxhim i mirë. Për hir të vërtetës, me presidentin e federatës kemi biseduar për të bërë kompleksin dhe ndërtuar akademinë. Bashkia do grumbollojë fonde. Kemi shumë të rinjë. Vijnë edhe nga Kosova. Të mbarojë njëherë stadiumi. Falenderoj FSHF për mbështetjen. Nuk do jetë larg kur do fillojmë edhe stërvitjen. Kemi një projekt për akademinë dhe kompleksin sportiv në Kukës. Të tjerat bashkia do mbledhë fonde. Në tërësinë e vetë, akademia në Kukës do marri një trajtë tjetër. Mos të shikojmë vetem të investojmë, por edhe të shikojmë të rinjtë. Ka shumë talente, të rinj duke filluar nga U15. Kanë pasion dhe dëshirë. Familjet Kuksiane nxisin fëmijët të luajnë, edhe pse me pak mundësi. Shikoj shumë fëmijë nga Kukësi që duan të luajnë. Stadiumi ka ecur me ritme të shpejta dhe uroj ta mbyllim brenda verës. Fondet e përfundojnë investimin e stadiumit. Kemi fushën e stërvitjes afër stadiumit. Unë thash që një humbje pranohet nëse jemi 10 pikë diferencë. Me një humbje ikën nga vendi i parë. Dy ndeshje na kanë mërzitur. Jemi me letra aksionerë, klubi ka vendimet e veta. Besoj se ka ndodhur gabime në ndeshjet e fundit. Edhe stafi edhe ekipi do tregoi nesër që jemi kampion. Tirana është shumë ekip i mirë, e ndjeka ndeshjen e fundit. Tirana është rival kryesor, por edhe Tirana. Jemi aty aty me pikë. Kush shkëputet, besoj se do jetë e vështirë. Kush do gaboi më shumë, do humb kampionatin. Ky kampionat është i cuditshëm. Sikur sivjet nuk ka ndodhur kurrë. Tiranen nuk e përjashtoj nga rivalët për titull. Stafi nuk ka kërkuar më lojtarë. Nëse do ketë një lojtar që do bëjë diferencen, klubi mund ta marrë. Kanë ngelë pak ditë. Unë mendoj që ekipi është, kapaciteti është. Nuk kemi probleme. Nga mesi e sipër jemi mirë. Janë shumë sulmues dhe nuk vuajmë. Pjesa prapa është problem i trajnerit. Edhe trajneri nuk ka kërkuar insistim. Nuk ka kërkuar gjë. Klubi po qe së ka ofertë të mirëe, do shesim. Qoftë për Shkurtaj ose dikë tjetër.