
Numri një i Skënderbeut, Ardian Takaj pati një lidhje telefonike me ''Zona Gol'' ku foli për ekipin korçar, por jo vetëm. Një nga temat më të nxehta ëshët ligji i sportit, që akoma nuk është miratuar.
''Deri në vendimin e gjykatës federale, do i përmbahem planit A. Nuk do lëviz siaps kohërave apo momenteve. Unë e fillova e do e mbyll te Skënderbeu. Që të mbash një klub në nivele të larta, ka shpenzime. Ne kishim një projekt e në bazë të saj, lekët merreshin nag të ardhurat e Europa League. Plus u përfshi edhe shitja e lojtarëve. Një ekip shqiptar që dueht të marrë pjesë në kampioant nuk duhet të bëjë shpenzime. Ky është kampionat i dobët. I bukur sepse ka rivalitet. Ky kampionat nuk prodhon të ardhura. Vendet e para duhet të kenë shumë lojtarë cilësore. Ajo që bënte Skënderbeu, pra siguron te ardhura. Blente lojtarë nga vendi i mesit. Kemi blerë te Durrësi e Kukësi. Ka shpërndarje të ardhurash. Ky grup prej 8 ekipesh tregon që është i varfër futbolli dhe pa të ardhura. Tetë ekipe nuk konkurojnë në Premier Ligë. Mos të flasim për Gjermaninë, ku dominon Bayern. Nuk mund të prodhojë të ardhura ky kampionat. Gjykata federale nuk të jep informacione. Vetëm përcaktohet data dhe jepet përgjigja. Ne do bëjmë kampionatin tonë. Po të shikosh mbrojtjen është bërë nga fillimi. Rikthehet Jashanica me 20 shkurt'' - shprehet Takaj.
Ai shton: ''Nuk është e thjeshtë ta shikosh në stërvitje Jashanciën e jo në fushë. Lojtarët e rnj që janë në promovim e sipër, gjithë këta e bëjnë Skënderbeun pak të brishtë. Ne ngritëm vlerat e lojtarëve që kanë shkuar 1 milion euro. Kjo nuk ishte dëgjuar. Ofertat pë lojtarët shiptar janë shumë të ulëta. 150 mijë euro është një shifër e vogël. Për Dejvi Bregun ka interes, por edhe për Pëllumbin. Ne po mundohemi të gjejmë ekipet e duhura. Bregu është i hapur, klubi është gati t'i gjejë ekipin. Ne jemi të dështuar nëse nuk shesim një lojtar. Nga tifozëria nuk ka të ardhura, e drejta televizive është qesharake. Nëse nuk bëjmë shitje, jemi të falimentuar. Nga bisedat telefonike, jemi gjithë presidentët e klubeve bashkë.Pa ligjin e sportit, do shkojmë drejt falimentimit. U ulën presidentët dhe proodhuan ligjn e sportit? Jo. Le të aplikohet në Shqipëri. Na u premtua nga kryeministri që do kalonte brenda 100 ditëve. Ky është momenti që kërkojmë të drejtat tona. Dëgjoj ca presidentë që thonë unë shpenzoj kaq e kaq. Puna e parë e një blerësi është të bëjë një llogarit: ça ligji mbështet sportin në këtë vend? Sa janë të ardhurat? Sa është tregu i shitjes? Si kushton një klub kaq milion euro. Jemi akoma të çmendur që meremi me futbollin. Shoh presidentë që marin lekë nga shtëpia dhe i fusin në futboll. Këto janë rezultatet e klubeve në Shqipëri. Ligji do i rrisë të ardhurat dhe do rritet cilësia. E me këtë arrijmë nivele të larta. Klubet e tjera duke kaluar ture në EL, rritemi. Ne jemi barazim me Ishujt Faraoe. Në Europë shkohet me kualitete. Grupet e Championsit janë të vështira. Të ardhurat për Skënderbeun për shembull do jenë kaq. Në rast se ulim pagat, cilët lojtarë cilësorë do marrim? Nëse mendojmë se me 2000 euro marrim cilësi, mashtrojmë vetveten .Bruno Dita është lojtari i jonë. Ai do largohet në mënyra sesi kemi funksionuar. Nëse ka ofeta, e shikojmë. Do t'i kujtoj kohrërat e bukura. Me Mlladën isohte emocionuese. Të kalosh katër ture, sihte arritje. Falë trajnerëve dhe lojtarëve, kemi arritur lart. Olaiynka është më i shtrenjti që kemi pasur. Djemtë i kam dashur si djemtë e mi.''