Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

"Nëse nuk do ishe ti", Marash KUMBULLA nga karantina: Nuk të kam dashur kurrë kaq shumë

Shkruar nga NEWSPORT

Europa është tanimë qendra e Covid-19, virusit vdekjeprurës që ka paralizuar një pjesë të mirë të globit. Sigurisht, thuajse të gjithë kampoonatet e futbollit dhe sportit në tërësi janë shtyrë me afat të pacaktuar, teksa dhe shumë futbollistë janë vetëizoluar.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka ndjekur një shembull të tillë dhe nga vetëizolimi tregon dashurinë e madhe të këtyre ditëve. Mbrojtësi i Veronës në Serinë A italiane është kaq i dashuruar pas Play Station këto ditë, sa i rekomandon të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi.

Pas disa rasteve të futbollistëve në Serinë A me Covid- 19, e gjithë pjesa tjetër e sportistëve qëndron në vetëizolim, teksa Kumbulla ka gjetur sesi të kalojë kohën, duke e rekomanduar edhe për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. "Nëse nuk do të ishe ti, unë kurrë nuk të kam dashur më shumë se sot. Luani ose jo, beni gjërat që doni por bëjini nga shtëpia", shkruan mes të tjerash Kumbulla, si një mesazh për t'u mbrojtur nga Coronavirusi.

Mesazhi i M. Kumbulles

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga