Drejtori i Përgjithshëm, Christian Seifert, foli për përparimin e Bundesligës dhe avancimin e Erling Haland te Borussia Dortmund. Ai u shpreh se Haland është një yll në rritje dhë Borussia bëri një punë të mirë në rekurtimin e tij në fillime, pasi ai mund të bëhet një lojtar po aq i madh sa Cristiano Ronaldo.
“Gjëja e fundit për të cilën ne mendojmë është të nënshkruajmë me yje për tu rritur. Futbolli është një sport ekip, jo si basketboll. La Liga ka pasur dy nga lojtarët më të mirë në botë për një dekadë, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ishte një sukses për ta, por gjithësesi unë jam i lumtur me përparimin tonë në Gjermani. Por nëse marrim një shembull: “Nëse Haland është aq i mirë, pse është në Borussia?”
“Është e lehtë të admirosh një lojtar i cili tani është në qendër të vëmendjes në të gjithë botën. Megjithatë, është e vështirë për të nënshkruar me ta. Borussia e arrit ta rekrutojë atë që ne fillimet e tij dhe Haland ka bërë një punë të shkëlqyer aty”, tha Seifert.
Haland shënoi golin e parë në Bundesligë pasi sezoni rifilloi. Ai ka 10 gola në 9 ndeshje.
“Haland mund të shënojë 40-50 gola te Real Madrid dhe kudo, ai është i aftë për të arritur numrat e Ronaldos.”