
Situata rreth Iscos tek Real Madrid, për faktin se ai nuk po aktivizohet shumë në fushën e lojës, ka përfshirë shumë personazhe, i fundit është edhe një ish-pjesë e kampit madrilen, Rafael Van der Vart.
Në një intervistë të dhënë për prestigjozen "Marca", hollandezi ndër të tjera ka folur edhe për situatën e Iscos ku është shprehur se ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë, por kur të shohë Realin duke luajtur dhe Isco të mos jetë startues, atëherë ai do të shkojë në shtëpi.
"Është e çuditshme për mua. Ai është lojtari më i mirë në botë. Por, ai gjithmonë ka probleme me trajnerët dhe prandaj Zidane nuk i besoi atij 100%. Kur unë të shoh Real Madridin, do të shohë nëse ai starton dhe nëse jo, atëherë do të shkojë në shtëpi".