Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Nejmar, ka folur për mediat braziliane duke dhënë një mendim edhe për fituesin e Topit të Artë të këtij viti.
“Topin e Artë e fiton ai që triumfon me ekipin në kompeticionet më të rëndësishmë, dhe këtë vit ai është Ronaldo, nuk besoj se ka dyshime për këtë gjë”, ka thënë Nejmar.
Nejmar mund të jetë një nga pretendentët e Topit të Artë, gjithashtu edhe shokët e tij të ekipit Lionel Mesi dhe Luis Suarez, por braziliani ka preferuar të jetë i sinqertë duke qënë se Ronaldo këtë sezon triumfoi në Champions League dhe Kampionatin Europian.
Nejmar do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike me kombëtaren e Brazilit ku shpreson të fitojë medaljen e artë.