Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Në Vlorë "hallet nuk kanë të sosur", 2 mungesa për trajnerin Troisi

Shkruar nga NEWSPORT
Në Vlorë "hallet nuk kanë të sosur", 2 mungesa

Flamurtari po zhvillon këtë sezon një kampionat të dështuar, ndërsa edhe matematikisht skuadra është një kategori më poshtë. Pas afro 14 vitesh, kuqezinjtë rrëzohen sërish nga elita e futbollit në vend, ndërsa vjet synonin një vend në Europë. Largimet massive të lojtarëve në janar dhe problemet financiare kanë sjellë këtë situatë, ndërsa edhe administrator Idrizi ka kontartë me klubin deri në 31 korrik të këtij viti.

Të besuarit e trajnerit Brazilian Troisi do të ndeshen këtë të hënë me Kukësin në transfertë, ndërsa do të kenë dy mungesa të sigurta. Mbrojtësi Denis Pjeshka vuan dënimin prej katër kartonash të verdhë, ndërsa shkodrani tjetër Sukaj ende nuk është në formë nga dëmtimi. Flamurtari kërkon që të respektojë garën, një "urdhër" I dhënë edhe nga Sinan Idrizi. Me "kokën e ngarkuar" nga kjo situatë, vlonjatët udhëtojnë drejt Elbasanit, aty ku të hënë në 17:00 do të ndeshen me Kukësin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga