
Lucas Cardoso ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në krah pas përplasjes që pati ditë më parë me Bruno Lulajn, gjatë ndeshjes me Kukësin. Mbrëmjen e djeshme, sulmuesi i kuq është shfaqur me krahun e fashuar në stadium. Madje kishte preferuar të ulej te tribuna e gazetarëve për të ndjekur nga afër këtë takim.
Këtë sezon, trajneri Ilir Daja i ka besuar edhe numrin 10-të në fanelë, megjithatë deri më tani ka qenë shumë larg pritshmërive. Si të mos mjaftonte forma e dobët, ai u dëmtua duke mbyllur këtë mënyrë këtë vit kalendarik. Kujtojmë që Cardoso u afrua para 3 sezonesh te Partizani, por pa arritur të jetë në nivelet e pritura.
U huazua për një edicion te Besa e Kavajës, por pas mbylljes së merkatos nga ana e FIFA-s drejtuesit e kuq u detyruan ta mbanin në skuadër për të plotësuar organikën deri në muajin janar.