Jorge Mendes po punon për të larguar Cristiano Ronaldon nga Juventus. Kështu të paktën raporton “Don Balon” në Spanjë. Sipas të gjitha gjasave, Juventus do të lërë të lirë lojtarin nëse dëshiron të largohet, por jo për një shifër më të ulët se 70 milion euro.
PSG në Francë prej kohësh është duke studiuar situatën e portugezit, me agjentin e tij Mendes që është hedhur në aksion. Tre sezonet te bardhezinjtë nuk kanë sjellë asnjë sukses në Europë, me Ronaldon që është I uritur për trofeun e Champions League.