Dritan Kadia është sekretari i Ligës Profesioniste të futbollit shqiptar. Edhe pse aktiviteti sportiv është bojkotuar pikërisht nga kjo organizatë që funksionon brenda Federatës së Futbollit tonë, Kadia ka drejtuar sytë nga Gjermania. Në shtetin gjerman është vendosur që të hapen stadiumet për tifozët në 20 përqind të kapacitetit të tyre.
Dyert u mbyllën në muajin mars për shkak të pandemisë, ndërsa tani në kampionatin e Gjermanisë tifozët do të jenë të pranishëm në nivel minimal. Çdo tifoz që do të ketë një biletë për një ndeshje të Bundesligës ose ligave inferiore, do të ketë vendin e përcaktuar në shkallët e stadiumit. Duket se Kadia do të japë shembullin europian për qeverinë shqiptare. Por, fillimisht le të presim skuadrat në fushë, më pas radha për tifozët...
