
Skuadra rumune e Craiovas dhe Steaua e Bukureshtit do e nisin rrugëtimin në Europë nga turi i dytë i Conference League. Nëse Craiova është njohur me kundërshtarin e saj, që është Vllaznia e cila e nis gjithashtu këtë edicion nga turi i dytë, Steaua duhet të presë fituesin mes Partizanit dhe Saburtalos.
Media rumune “prosport” bashkë me të ftuarit në studiot e emisioneve sportive, i cilësojnë kundërshtarë të thjeshtë skuadrat shqiptare. Buxheti është ajo çfarë i dallon skuadrat shqiptare nga rumune, megjithatë vetëm fusha e blertë do flasë në fund.
Poll