Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Në orën 11:00 hidhet shorti i Superiores, tifozët në ankth për derbin

Shkruar nga NEWSPORT
Në orën 11:00 hidhet shorti i Superiores, tifozët në ankth

Në orën 11:00 pritet të hidhet shorti për kalendarin futbollistik për sezonin e ri 2016-2017 të Superiores. Ky short pritet të ndiqet me mjaft interes nga të gjithë skuadrat e Superiores, por edhe nga tifozët e ekipeve ku do të mësojnë edhe përballjet e para të skuadrës së zemrës. Normalisht më me ankth pritet të mësohet se kur do të luhet derbi i kryeqytetit, ku përpos rivalitetit në fushë, tifozët zhvillojnë ndeshjet e tyre në shkallët e stadiumit me koreografitë dhe koret respektive.

Por duhet theksuar që ditën e sotme hidhet vetëm shorti i Superiores, ndërsa për Kategoritë e tjera do të hidhet në një ditë tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga