
Lushnja fitoi me rezultatin 1-0 kundër Bylisit, rezultat që çertifikoi ngjitjen e myzeqarëve mes më të mirëve, në Superiore. Skuadra e Artan Banos bëri gjithçka mirë duke gëzuar të gjithë të pranishmit në stadium.
Një ndër ta është biznesmenja e njohur, Tatiana Piro, e cila njihet edhe si donatore e klubit lushnjar. Sonte në llogarinë e saj në facebook, ajo ka ftuar të gjithë tifozët myzeqarë teksa thekson se do të mbajë premtimin që ka dhënë para ndeshjes me Bylisin.
"Nesër në orën 19:00 tek Blerimi Palace do të jem me djemtë e ekipit të F.K Lushnja, për të mbajtur premtimin e dhënë çunave lushnjarë para ndeshjes me Bylisin dhe për t'iu uruar fitoren ditën e premte përballë Kamzës. Nuk më pëlqen të më quajnë donatore, por për ata dua të mbetem gruaja biznesmene që mban fjalën e dhënë. Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë tifozët. Jeni të mirëpritur!", shkruan donatorja lushnjare në llogarinë e saj në facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="112891"]