Marash Kumbulla është padyshim një prej gjetjeve të Serie A këtë sezon. Lojtari me origjinë nga Shkodra që ka debutuar për Kombëtaren kuqezi të Reja-s, kërkohet nga shumë klube Europiane, ndërsa në “luftë” për të janë emra të mëdhenj të futbollit.
Në lidhje me situatën e 20 vjeçarit ka folur edhe Tony D’Amico, drejtori sportiv i Veronës, që shprehet për Sky Sport se vlera e lojtarit është 25 milion euro, por nuk është e thënë që ai të largohet nga verdheblutë.
“Ai është një djalë i fortë. Ne mendojmë se kushton më shumë se 25 milion euro. Ai ka luajtur një kampionat të mahnitshëm dhe ka treguar që është një lojtar futbolli me fokus në klubet më të mira evropiane. Ai do të ketë shumë kërkesa, ashtu siç i ka edhe sot. Por është shumë herët të flasim për numrat.
Nuk është e thënë se ai do të largohet, ka akoma shumë kohë. Është mirë për ne që ai vjen nga sektori i të rinjve, kjo falë menaxhimit të Setti, president i cili gjithmonë ka besuar në sektorin e rinisë”, përfunoi D’Amico.