
Kukësi dhe Partizani janë dy klubet shqiptare të cilat së bashku me Tiranën e zhvilluan fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Dita e sotme ka qenë e fundit për verilindorët dhe të kuqtë e kryeqytetit, të cilët janë nisur për në Shqipëri, në mënyrë që të akomodohen dhe të jenë gati për ndeshjet në mesjavë.
Dy klubet të cilat luftojnë së bashku në Superiore dhe janë pretendentë kryesor për titullin, janë gjendur përballë një situate të veçantë në kthimin për Shqipëri. Të dyja ekipet kanë ndarë bashkë avionin për tu rikthyer në Shqipëri, raporton Newsport.al. Duket se fati i udhëtimit i ka bërë bashkë në ajër të dyja skuadrat dhe interesant është fakti nëse janë sjell si rival apo rivalitetin e kanë shtyrë për në Kampionat. Nga ajo që mësohet është se klubet sapo kanë mbërritur në Shqipëri.
Kujtojmë që në ikje për në Turqi, klubi i Partizanit u ndesh në të njëjtin avion me rivalin historik Tiranën. Duket se Kampionëve rivalët për ta ulur nga froni i shfaqen kudo.