Shqipëria është në rrugë të mbarë për të siguruar një tjetër talent për të ardhemen. Bëhet fjalë për Endri Zenelaj, kapitenin e Ascoli U19 në Itali. Djaloshi nga Kopliku ka surprizuar këtë sezon me paraqitjet e tij, duke qenë një ndër talentet më premtuese në shtetin fqinj të Italisë.
17 vjeçari është pjesë e listës me 30 talentet më të mira nga mbarë bota, të datëlindjes 2003, duke qenë një nga lojtarët më premtues për mbrojtjen kuqezi. Sipas CalcioNapoli 24, shtatëlarti shihet me interes edhe nga kombëtrja italiane, ndërsa qysh prej moshës 14 vjeçare ka qenë pjesë e seleksionimeve të FSHF-së.
Parqitjete e mira (14) dhe 1 gol i shënuar, sjellin shpresë për të ardhmen e lojtarit, që duket se është i destinuar për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.
