Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Në Kosovë i hedhin "benzinë zjarrit": Panucci ofendoi Egzon Binakun (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Në Kosovë i hedhin "benzinë zjarrit": Panucci ofendoi

Si të mos mjaftonte humbja e Shqipërisë kundër Skocisë me rezultatin 2-0, tashmë në Kosovë kanë nisur t'i "fryjnë" sjelljes së trajnerit Christian Panucci gjatë kohës së kuqezinjtë po ndesheshin me britanikët.

Madje një nga mediet kosovare siç është "gazetaOlle" shkruan se tekniku italian gjatë ndeshjes ka ofenduar në gjuhën e tij mbrojtësin e majtë, Egzon Binaku.

" Nervozimi i Panuccit u vu re gjatë gjithë ndeshjes, aq sa nxori në nxemje Prengën pas vetëm 4 minutash loje. Kulmi arriti në mesin e së parës, aq sa tekniku italian nuk ngurroi edhe ta ofendonte Binakun në gjuhën e tij.

Mënyra sesi futbollisti i Malmos vendosej në fushën e lojës, nuk i ka pëlqyer aspak Panuçit, ndërsa paraqitja e mbrojtësit shqiptar nuk në nivelin e duhur si ajo ndaj Izraelit", shkruhet në artikullin e gazetës Olle.

Pozitat e trajnerit Christian Panucci tashmë janë lëkundur ndjeshëm, pasi paraqitja e kuqezinjve në fushën e blertë nuk ishte ajo që pritej. Dhe si për t'i  hedhur "benzinë zjarrit" ka menduar edhe medie kosovare.

[gallery columns="1" size="full" ids="276939"]

 

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga