
Etrit Berisha është pranë nënshkrimit me Torinon. Presidenti i "Granatave", Urbano Cairo kërkon me ngulm zëvendësuesin e Vanja Milinkovic-Savic dhe për këtë ka vendosur të mbyllë marrëveshjen me gardianin shqiptar që aktualisht është me SPAL.
Largimi i Salvatore Sirigu me gjasë drejt Juventusit, ka lënë një vend bosh në skuadër. Tanimë në Itali e bëjnë të sigurt kalimin e Berishës te Torino në Serie A. Pas një sezoni në elitë me SPAL, Berisha laujti sezonin e shkuar në Serie B dhe është pranë rikthimit në elitë me Torinon. Pritet që portieri Ujkani të largohet nga Torino pasi nuk ka rinovuar, ndërsa edhe Vojvoda bën pjesë në këtë ekip.
Poll