Te Barcelona në merkaton e verës do të ketë ndryshime në stol, pasi Xavi Hernandez ka njoftuar prej disa javësh se do të largohet nga katalanasit në fund të këtij sezonit. Te kampionët tashmë ka nisur puna për gjetjen e një zëvendësuesi, teksa shumë emra kanë dalë në skenë.
Por kur bëhet fjalë për një vendi shumë të rëndësishëm sa i trajnerit që duhet t’i besojë skuadrën, Joan Laporta ka nevojë për ndihmë. Presidenti i Barçës i është drejtuar ish-trajnerit të blaugranavëe, Pep Guardiolës.
Timonieri i Manchester City nuk ka vonuar dhe ka këshilluar kreun e Barcelonës për Roberto De Zerbin. Sipas Pep-it trajneri aktual i Brighton është profili i duhur për t’i besuar skuadrën në sezonin e ri, pasi stili i lojës së italianit përshtatet shumë me atë të katalanasve. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim dhe nëse Laporta do të marrë përbazë sugjerimin e Guardiolës apo jo.
Vlen të theksohet se De Zerbi ka një klauzolë lirimi nga skuadra angleze prej 10 milionë eurove, ndërsa kontrata përfundon në qershor të 2026.