
Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë në fundjavë sfidat e radhës. Në zonën e promocionit, Besa pret Egnatian. E programuar për të shtunë në 13:30, sfida u shty me 24 orë për shkak të mungesës së stadiumit.
Besa prej vitesh nuk i zhvillon ndeshjet në Kavajë, duke u spostuar në stadiumin e Luzit. Për shkak të përplasjes me vendasit që luajnë të premte në Kategorinë e Dytë (Luzi - Tërbuni), sfida mes Besës dhe Egnatias u shty për të diel në 13:30. Të dyja skuadrat luftojnë për një vend në Superligë, me të Parën që është në javët e fundit.
Poll