
Armir Abrashi është kthyer në fushën e lojës pas një viti munges për shkak të një dëmtimi të rënd. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është rikuperuar plotësisht dhe në ndeshjen e fundit të Friburg ka luajtur nga minuta e parë. Në një intervistë për mediat gjermani, "Badische Zeitung" Abrashi ka folur për rikthimin e tij në fushën e lojës pas një mungese të gjatë.
"Duhet ta mbash veten të motivuar. Nuk mund të qëndrosh përtokë gjatë të gjithë kohës, duhet të gjesh forcë për t'u ngritur. Nuk ndjeva asnjë problem në ndeshjen në fundjavë. Gëzimi i të qenit sërish në fushë pas kaq shumë muajsh ma bëri që ta harroj krejtësisht lodhjen. Ishte një ndeshje ku krijuam shumë raste, por goli nuk erdhi. Rëndësi ka që po luajmë si një skuadër", përfundoi Abrashi.