
Frederik Veseli mbetet një kartë e fshehtë për t'u përdorur në Kombëtare. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar ishte titullar në të dyja ndeshjet e fundit ndaj Izraelit dhe Skocisë. Por pas humbjes së hidhur me Skocinë dje në "Hampden Park", futbollisti ka marrë një lajm shumë të mirë nga klubi i tij Empoli.
Sipas "Gazzetta dello Sport" shqiptarit do t'i ofrohet një kontratë e re deri në vitin 2021, pasi ajo aktuale përfundon në fund të këtij sezoni. Në 3 sezone Veseli ka zhvilluar 50 takime me Empolin.
Poll